Ekskluzive/ Zbulohet raporti i Prokurorisë: Janë rritur krimet seksuale dhe bandat kriminale

schedule16:41 - 29 Prill, 2020

schedule 16:41 - 29 Prill, 2020

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor për gjendjen e kriminalitetit në vend.

Në këtë raport jepen të dhëna të detajuara për numrin, llojet, shtrirjen territoriale, intensitetin dhe format e kriminalitetit në vend gjatë vitit 2019 gjithashtu një vështrim krahasimor për veprat specifike në krahasim me të dhënat e viteve të kaluara.

ABC News siguron raportin e Prokurorit të Përgjithshëm dorëzuar në Kuvend në të cilin raportohet se gjatë vitit 2019 janë rritur disa vepra apo krime të fushave të ndryshme.

Kështu sipas raportit, thuhet se gjatë vitit 2019 janë rritur me 40 % krimet seksuale, janë shtuar pengmarrjet, si dhe ka 25 % më shumë banda kriminale.

LEXO edhe: Raporti i Prokurorisë: Vlora, qarku më i rrezikshëm për krime, cili është më i sigurti

I rëndësishëm mbetet fakti se në raport thuhet se vepra penale më e përhapur në Shqipëri gjatë vitit të shkuar është vjedhja e pasurisë, që përbën 31 % të të gjithë gamës së veprava penale.

Ndërkohë që për sa i përket qyteteve që kanë kriminalitet më të lartë, listën e kryeson Vlora, e ndjekur nga Gjirokastra dhe më tej nga Durrësi./abcnews.al