Ministrit i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë për Covid-19.
Filipçe ka përfunduar izolimin e tij 14 ditor, dhe tashmë do të kthehet në postin e tij. Ministri ka njoftuar se gjithçka ka funksionuar në mënyrë të përsosur dhe duke filluar nga kjo e mërkurë do të vijojë të jetë në krye të Ministrinë e Shëndetësisë.
“Sot kam marrë rezultatin e testit tim të dytë për Covid-19, i cili, ashtu si i pari, është negativ. Këtu praktikisht përfundon izolimin im 14-ditor, të cilin e kam bëra me iniciativën time, edhe pse epidemiologët nuk më konsideruan si person të rrezikuar Dy javët e fundit, të gjithë punën time e kam relizuar nga izolimi, duke mbajtur takime të rregullta përmes internetit me Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse, mjekë në institucionet e kujdesit shëndetësor, kolegë qeveritarë dhe mediumet. Gjithçka ka funksionuar në mënyrë të përsosur. Që nga sot, do të vazhdoj me mënyrën e zakonshme të punës në Ministrinë e Shëndetësisë. Vazhdoj të menaxhoj të gjitha aktivitetet e Ministrisë dhe situatën me koronavirusin në vend. Falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre”, tha ministri Filipçe./abcnews.al


