Një 42 vjeçar i dënuar ka shkelur lejen e daljes nga burgu përkohësisht në Tiarnë, në kuadër të masave të marra ndaj Covid-19.
Burime nga policia bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin R. M., 42 vjeç.
Ky i fudnit kishte përfituar leje për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, në bazë të Aktit Normativ Nr. 7, datë 23.03.2020, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij. /abcnews.al


