Italia pa futboll, Ministri i Sportit surprizon me deklaratën

schedule13:19 - 29 Prill, 2020

schedule 13:19 - 29 Prill, 2020

Vincenzo Spadafora, Ministri i Sportit, ka folur sërish dhe këtë herë e thotë hapur që mund të ndjekin shembullin e Francës dhe ta ndalojnë futbollin në Itali. “ Negociatat janë në proces mes Komitetit Shkencor dhe FIGC, që e ka propozuar një protokoll mjekësor, të konsideruar të pamjaftueshëm. E përsëris sërish se rifillimi i stërvitjes nuk do të thotë domosdoshmërish që kampionati do të nisë.

E shoh gjithmonë e më pak të mundshme rinisjen. Lojtarët duan të nisin stërvitjen, me të drejtë, por nëse do isha president i një klubi do të mendojë për sezonin tjetër, me siguri të plotë. Franca nuk do të jetë e fundit që i ndalon kampionatet, madje kjo mund të shtyjë Italinë që të veprojë në të njëjtën mënyrë.

Protokolli i paraqitur nga bota e futbollit nuk ishte i mjaftueshëm. Po filloj të krijoj idenë se do të ketë një surprizë gjatë ditëve të ardhshme, kur presidentët së shpejti mund të më kërkojnë që ta mbyll sezonin, në mënyrë që ata të përgatiten për kampionatin tjetër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!