Shkollat nuk do të hapen më për këtë vit, të vetmit që do të shkojnë në shkollë janë maturantët. Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave të Arsimit, Zamira Gjini në një intrevistë për Abc News, foli për vendimin e marrë nga ministria e Arsimit.
Maturantët do të kthehen në bankat e shkollës në 18 maj deri në 5 qershor për tu përgatitur për provimet, të cilat do të bahen ndërmjet datave 8 dhe 18 qershor.
“Kishim përgatitur disa skenarë. Vendimarrja ishte në akordim edhe me task-forcën dhe dolëm në përfundimin që në shkollë të shkojnë vetëm maturantët.
Do të përdoren edhe shkollat 9-vjeçare për të zhvilluar mësim maturantët që të krijohen distancat. Ne kemi bërë, është që duke pasur arasysh që shkollat 9-vjecare nuk do të jenë, do të ketë një rindarje të re të nxënësve në klasa. Ë gjithë masat janë marrë”, u shpreh Gjini.
Më tej ajo sqaroi edhe mënyrën sesi do të bëhen provimet nga maturantët. Gjini theksoi se do të ketë vetëm teste me alternativa këtë vit.
“Kemi njoftuar që më parë, kemi nxjerrë edhe programe të reja për maturantët, ku nxënësit do të shikojnë programin orientues, ku janë hequr ato tema që janë zhvilluar në kushtet e shtëpisë. Do të kenë teste vetëm me alternativa. Do të shikohet që mënyra e korrigjimit të bëhet dixhitale, por janë procedura për më pas”, tha ajo.
Për klasat e pesta dhe të nënta këtë vit nuk do të ketë provime. Ndërkohë, Gjini shpjegoi se për klasat e nënta, nota e provimit të lëndës që jepet provim nuk do të mungojë, ajo do të jetë një mesatare e notave nga klasa e 6-të në të nëntën.
“Janë dy momente kur mbaron një cikël i arsmit. Në klasat e pesta nuk është provim me notë, por vlerësim për arritjet. Për këtë vit ky provim nuk do të zhvillohet. Për peovimin e klasës së 9-të, për të cilin ne kemi marrë vendimin që nuk do të zhvillohet. Por në dëftesat e tyre do të jenë notat e klasës së nëntë. Ne kemi parë edhe modelet e tjera. Do ti nxirret nota e provimit, duke konsideruar notën e lëndës nga klasa e 6 në të nëntën. Do të jetë një mesatare. Do të kenë dëftesë. Me këtë dëftesë do të regjistrohen në gjimnaz”, tha Gjini, ndërsa shtoi se kush do të përsërisë vitin duhet të njoftojë më herët.
“Nëse duan të përsërisin vitin mund ta përsërisin me një kërkesë, pa u penalizuar dhe pa u shënuar se janë mbetës. Por prindërit nëse do vendosin për këtë gjë duhet të njoftojnë shkollën.” /abcnews.al