70 vjet së bashku, çifti i të moshuarve fitojnë luftën me koronavirusin

schedule09:50 - 29 Prill, 2020

schedule 09:50 - 29 Prill, 2020

Një çift në Itali janë bashkë prej 70 vitesh dhe të dy e kanë mundur koronavirusin. Një histori e bukur dashurie dhe shprese vjen nga Parma ku Rufino dhe Gilda Regni, 90 dhe 88 vjeç jetojnë të lumtur pas fitores ndaj COVID-19.

Të dy së bashku kanë qenë të shtruar në të njëjtin spital pasi dolën pozitiv ndaj testit të koronavirusit. Pas shumë vuajtjesh ata ia dolën dhe u kthyen në shtëpi.

Duke parë moshën e tyre dukej gati dëshpëruese dhe e pamundur që t’ia dilnin mbanë. Madje para së të shtroheshin në spital në të njëjtën dhomë ata i kishin dhënë lamtumirën njëri-tjetrit duke menduar se nuk do të shiheshin më kurrë.

Por fatmirësisht gjithçka kaloi dhe ata janë shumë për të jetuar bashkë vitet që i kanë mbetur. Rufino dikur kolonel i karabinierëve dhe Gilda shtëpiake pasi kishin pesë fëmijë, kishin bredhur gjithë Italinë dhe vitet e fundit ishin zhvendosur në Parma, Reggio Emilia.

Itali është vend ii dytë në botë pas SHBA-së për numrin e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi, ku deri tani janë  mbi 27mijë viktima ndërsa numri it ë infektuarve është  mbi 200 mijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!