Kryeministri spanjoll: Në qershor lehtësim masash, hapja bëhet me 4 faza

schedule07:11 - 29 Prill, 2020

schedule 07:11 - 29 Prill, 2020

Spanja është vendi i tretë në botë për numrin e viktimave të shkaktuar nga koronavirusi dhe i dyti porsa i përket numrit të të infektuarve. Së fundmi duket se autoritette spanjolle po përgatiten për një hapje graduale pas masave kufizuese.

Kryeministri Pedro Sanchez është shprehur se hapja është menduar në katër faza kryesore duke filluar nga qershori, në mënyrë që ti kthehen një normaliteti të ri.

Ndër të tjera shefi i qeverisë spanjolle ka theksuar se çdo rajoni do t’i lehtësoheshin kufizimet me një ritëm të ndryshëm, në varësi të ashpërsisë së virusit. Katër ishuj spanjollë do të jenë të parët që do t’i lehtësohen masat duken nisur nga 4 maji, ndërsa në pjesën tjetër të Spanjës fillojnë lehtësimet pas një jave.

Spanja deri më tani ka qenë një ndër vendet me masat më të rrepta, duke qëndruar në izolim total për 6 javë./abcnews.al