Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Andi Mustafaj flet në “Provokacija” për nismën e krijuar për shkak të COVID-19: Karantina do sjellë pasoja drastike

schedule22:52 - 28 Prill, 2020

schedule 22:52 - 28 Prill, 2020

Ditën e sotme në “Provokacija” me Mustafa Nanon Andi Mustafaj ka folur nismën “Bamirësi Urgjente Kombëtare”. I shpërngulur në Francë Mustafaj ka treguar për gazetarin Mustafa Nano se një prej synimeve të nisme është të evidentojë vlerat e Shqipërisë.

Ai tregoi gjithashtu se të gjitha shoqatat bamirëse janë bërë bashkë për mbledhjen dhe ndarjet ushqimeve të cilat bëhen vetëm me ndihmat e individëve dhe u shpërndahen familjeve në nevojë. Nisma sipas tij synon që të krijojë simbol pozitiv ndërlidhës për shqiptarët.

Gjatë intervistës Mustafaj tha se polarizimi i tejskajshëm i shoqërisë është një element shumë i dëmshëm, në 30 vite demokraci sipas tij nuk është arritur të thyhet koncepti i armikut të brendshëm. Sa i përket situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID-19 ai tha se Franca ka një sistem të mirë ndërtuar shëndetësor, ndërsa shtoi se nuk mund ti hiqen vlerat mjekëve shqiptarë.

“Qeveria në Francë vendosi shumë shpejt masa alternative duke sjellë edhe menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se duhet gjetur mënyra për të mbajtur aktivitetin ekonomik dhe jo vetëm një izolim drastik. Sipas tij karantina duket se ka dhënë fryte, por kjo do të sjellë shuam pasoja në gjendjen ekonomike apo lidhjen e njerëzve.

“Në Francë nuk ka asnjë vend ku nuk mbahet gjalle ai indi që bën lidhjen mes qytetarëve. Ka një mjet të parë të shtetit që thotë në këtë situatë nuk del dot nga shtëpia, por unë do të paguaj.

1/3 e punonjësve të Francës sot marrin rrogën nga shteti. Ka ndihma të tërthorta, ku shteti garanton kredi për kompanitë që janë në nevojë. Shteti po përgatit plane për daljen nga karantina.

Ç’do gjë po ripërkufizohet, jam shumë i kënaqur kur shoh se sa mendime ka për botën që do të vijë më pas. Por aq sa shoh në Shqipëri kjo frymë nuk po duket”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!