Premier/ Jo vetëm shtrëngimi i duarve dhe përqafimet, ndalohet dhe pështyma

schedule21:41 - 28 Prill, 2020

schedule 21:41 - 28 Prill, 2020

Futbolli duket se do të rikthehet, por nuk do të jetë më i njëjtë. Masat higjienike do të jenë të rrepta, si dhe testimi i lojtarëve që do të zbresin në fushë, do të jetë i shpeshtë. Klubet janë njoftuar për masat e higjienës që duhet të merren.

Futbollistët janë urdhëruar të shmangin shtrëngimin e duarve dhe përqafimet në fillim apo në fund të ndeshjes, por tashmë, kanë marrë një tjetër urdhër. Asnjë futbollist nuk do të lejohet të pështyjë brenda ambienteve të stadiumit.

Pështyma është diçka jo higjienike, por në futboll, është parë shpesh, pasi futbollistët konsumojnë ujë. Lojtari i Manchester Cityt, Kyle Walker, ka dhe një album me foto duke pështyrë ujin./abcnews.al