Dani Cortes, bashkëshortja e Sebastian Villa, sulmuesit të Boca Juniors, ka denoncuar përmes rrjeteve sociale atë që i ka ndodhur asaj prej gati dy vitesh. Cortes ka publikuar video dhe foto të pasojave që ka lënë 23-vjeçari Villa, i cili akuzohet për ushtrim dhune dhe kërcënime të herëpashershme.
Dani kërkon vetëm që të shkojë pranë familjes së saj, së bashku me vajzën, që të jetë e qetë. Tani nuk mundet më të durojë të dhunohet. “ Fatkeqësisht duhet ta bëj këtë sot, sepse nuk mund të duroj dot më. Kisha dy vjet që prisja, duke jetuar mes vuajtjeve.
Prisja të ndryshonte dhe kjo nuk ndodhi kurrë. Më ka kërcënuar gjithë kohën duke më thënë se do më dëmtonte mua dhe familjen time, duke thirrur njerëz të këqij në qytetin tim. e kam bërë gjithçka që të mos shoh familjen time në rrezik.
Në rrjete sociale dhe në shtyp hiqet si njeri i mençur dhe flet me pjekuri, por realiteti është krejt tjetër. Një dhunues fizik dhe psikologjik, madje shumë njerëz janë dëshmitarë. Ky është Sebastian Villa i vërtetë, ai që keqtrajton gratë, sepse nuk kam qenë e vetmja”, shkruan mes të tjerash Dani Cortes. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B_gaNneh1a1/?utm_source=ig_web_copy_link