Vranë biznesmenin Begalla, jepet vendimi për Ardian Serezin dhe Denis Demirin

schedule13:05 - 28 Prill, 2020

schedule 13:05 - 28 Prill, 2020

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Denis Demirin dhe Ardian Serezin, të cilët akuzoheshin për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla.

Togat e zeza e cilezuan Demirin fajtor për vrasje dhe e dënua me 25 vite burgim. Ndërsa Serezi u lirua për shkak se prokuroria u tërhoq nga akuza për mungesë provash.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të 2018, Biznesmeni Memli Begalla u vra me një plumb në kokë, me pistoletë me silenciator, në parkingun e pallatit ku po jetonte në rrugën ‘Nikolla Tupe’.

Pas ekzekutimit autoret u larguan me një BMV të zezë për të rënë në pranga më vonë. Asokohe policia beri me dije se ka prova të forta shkencore që fajësojnë Denis Demirin dhe Ardian Serezin.

Sipas prokurorisë, Denis Demiri ka qenë ai që ka bërë edhe ekekutimin e biznesmenit Memli Begalla. Konflikt midis tyre kishte nisur për shkak të borxheve të mëdha që viktima nuk i kishte shlyer. Biznesmeni e kishte të ndryshuar emrin nga Afrim në Memli Begalla. Sipas hetimeve Memli Begalla kishte borxhe, në  shuma të mëdha parash, tek disa persona të ndryshëm. Tre vite përpara se të bëhej ekzekutimi i tij, në të njëjtin vend, biznesmenit i kishin djegur makinën ‘Land Rover’ që kishte në përdorim. /abcnews.al/