Më shumë se 110 punonjës të një masonerie në Korçë kanë dalë duke protestuar para subjektit ku janë të punësuar pasi nuk përfitojnë pagën e luftës.
Punonjësit theksojnë se dhe pse tashmë janë të papunë nuk u është dhënë dhe e drejta për marrjen e pagës së luftës.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën me dije për Abc News se punonjësit nuk kanë asnjë njoftim se firma ka ndaluar aktivitetin, por vetëm u është komunikuar se nuk ka materiale.
“Nuk ka punë na u tha ska punë se nuk vjev lënda e parë dhe problemi është se ne jemi mbledhur për të përfituar pagën e luftës. Jemi rreth 110 ppunonjës, problemet kanë lindur që me 11 mars, ndërkohë që firmat e tjera bënim pushime ne kemi punuar, pasi favorizuam dhe u bëmë bashkëpuntorë me pronarin të mbyllnim të gjithë porositë e tij me klientët, ndërsa tashmë ne nuk kemi të drejtë për pagën e luftës”, është shprehur një nga punonjësit.
Një tjetër punonjëse në këtë masoneri thekson se është e vetmja që punon në familje. “Unë jam e vetmja e ardhme mnë familjen time, burri punon në emigracion me sezone. Ne morëm ekonomistin dhe ai deri dje na ka thënse se mund të përfitoni pagën e luftës ndërkohë që sot nuk na thotë asgjë”.
Ato pohojnë se në takim me ekonomistin e firmës u është thënë se do të jetë ai që do të merret ai me dokumentat, ndërsa dje u është komunikuar se ato nuk e përfitojmë pagën e luftës.
Ndërkohë ekonomisti i firmës Niko Jorgo ka reaguar për Abc Neës se administratori i ka njoftuar punonjësit se subjekti do mbyllet sepse nuk ka punë. Gjithashtu ai thekson se kjo është dhe arsyeja që ato i kanë nxjerrë punonjësit në asistencë pasi ende nuk kishte dalë vendimi i Këshillit të Ministrave numër 305.
Reagimi i plotë:
Në prill administratori i mblodhi punonjëset duke i njoftuar se subjekti do mbyllet sepse nuk ka punë. Për këtë arsye menduam ti nxjerrim punonjësit në asistencë pasi ende nuk kishte dalë vendimi i Këshillit të Ministrave numër 305. Në këtë kuadër ne punuam për asistencë.
Në datën 16 doli vendimi i Këshillit të Ministrave ku thotë që:
Për mbylljen e subjektit duhet të ketë një vendim në Ministrinë e Shëndetësisë që të ndërpritet aktiviteti.
Gjithashtu në këtë vendim thuhet që pasqyra duhet të dorëzohet brenda datës 10 Pra vendimi ka dalë në datën 16, detyrimi ishte në datën 10, gjë që asnjëri nuk e di. Ne si subjekt kemi zbatuar ligjin 9920 të nenit 114 ku thotë që për deklarimin e punonjësve subjekti duhet ta bëjë brenda 10 ditëve, dhe ne këtë ligj kemi zbatuar. Pra nqs, ndërmarrja u mbyll në datën 4, ne e deklaruam në datën 14. Pra, jemi brenda ligjit. Por duke qënë se doli vendimi që kjo kategori përfiton ndihmën financiare menjëherē punonjëset u hodhën dhe thanë, nuk duam asistencë por duam ndihmën financiare. Në këto kushte 118 punonjëset përfitojnë vetëm asistencë./abcnews.al