Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë për dy autorët që rrahën 23-vjeçarin Xhoen Osmënaj disa ditë më parë në qendër të qytetit.
Në vendimin e kësaj të marte Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”, për punonjësin e policisë Angelo Bardhi dhe “arrest shtëpie”, për Daniel Risten. Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërimit të pronës” kryer në bashkëpunim.
Lexo edhe:Rrahën 23-vjeçarin, arrestohet polici i rrugores dhe shoku i tij në Fier
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të Fierit, ku dy të rinj, që kishin pasur autorizim për të lëvizur, i kanë bërë pritë makinës me të cilën po udhëtonte 23-vjeçari Xhoen Osmënaj i shoqëruar nga një mikeshë e tij.
Ndërkohë Osmënaj në deklaratën e tij ka mohuar që vajza të jetë mollë e sherrit, ai është shprehur se vajza është e afërmja e tij dhe se nuk e di arsyen se pse efektivi i policisë Anxhelo Bardhi dhe shoku i tij Daniel Rista e kanë ndaluar dhe goditur./abcnews.al

