Boshatisen spitalet në Wuhan, largohet edhe pacienti i fundit me koronavirus

schedule05:13 - 28 Prill, 2020

schedule 05:13 - 28 Prill, 2020

Qyteti Wuhan i Kinës, ku ka nisur pandemia globale e koronavirusit, nuk ka më asnjë rast të hospitalizuar, thanë autoritetet shëndetësore.

“Lajmi i fundit është se më 26 prill, numri i pacientëve me koronavirus në Wuhan ka qenë zero, falë përpjekjeve të përbashkëta të stafit mjekësor”, tha zëdhënësi i Komisionit të Shëndetit Kombëtar të Kinës, Mi Feng.

Wuhani ka raportuar 46,452 raste me koronavirus, apo 56 për qind të totalit në Kinë, dhe 3,869 viktima, apo 84 për qind të totalit kombëtar.

Vuhani dhe provinca ku ndodhet ai, Hubei, janë izoluar në fund të janarit për më shumë se dy muaj. Qyteti vazhdon t’i testojë banorët, pavarësisht daljes nga izolimi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!