Ilaçi për trajtimin e urthit mund të jetë efektiv kundër koronavirusit

schedule08:25 - 28 Prill, 2020

schedule 08:25 - 28 Prill, 2020

Spitalet në New York po u japin pacientëve Covid-19 ilaçe për urthin (thartirën e stomakut) për të parë nëse ndihmon në luftimin e virusit.

“Rezultatet paraprake të provës klinike të famotidinës, mund të dalin në javët e ardhshme,”-  tha Dr. Kevin Tracey, president i Institutit Feinstein për Kërkime Mjekësore në Northëell Health, i cili drejton 23 spitale në qytetin e New York.

Deri më tani, 187 pacientë janë regjistruar në provën klinike. “Ka shumë shembuj në historinë e mjekësisë, kur një ilaç që ishte krijuar për një qëllim, rezulton të ketë një efekt në një sëmundje tjetër,”- tha Tracey.

Nëse famotidina funksionon do të ishte e lehtë për ta përdorur në një shkallë të gjerë.

“Është gjenerike, është e bollshme dhe është e lirë,”- tha ai.

Por, theksoi se mund të mos funksionojë.

“Ne nuk e dimë nëse ka ndonjë përfitim. Ne vërtet nuk e dimë. Betohem se nuk e dimë,” tha ai. “Njerëzit shpresojnë për asgjë. Por ne duhet ta bëjmë këtë provë klinike.”

Ai gjithashtu theksoi se pacientët në studim po marrin doza rreth nëntë herë më shumë nga sa dikush do të merrte normalisht për urthin.

Tracey dhe kolegët e tij e morën idenë për të studiuar famotidinën pasi u vërejt se disa pacientë në Kinë që morën ilaçin reaguan më mirë sesa pacientët e tjerë.

Ai tha se studimet mbi pacientët kinezë nuk janë botuar ende, por që Dr. Michael Callahan, specialist i sëmundjes infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, i cili punoi me pacientë me koronavirus në Kinë, vëzhgoi se disa njerëz me të ardhura më të ulëta po mbijetonin më gjatë se homologët e tyre më të pasur, të cilët gjithashtu kishin urth./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!