Katër persona janë vrarë ditën e sotme në vendin tonë. Dy prej tyre u ekzekutuan në Lezhë dhe dy të tjerë në Durrës. Lidhur me këtë bilanc tragjik të së hënës, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji.
Në një postim të tijin në Facebook, Salianji thotë se ky është tregues i degradimit të shtetit.
Ish-deputeti i PD shkruan gjithashtu se “çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me shoë po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët”
Postimi i plotë:
Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande.
Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me shoë po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.
Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell. /abcnews.al/