Një ndër zonat që ka përfituar këtë të hënë lehtësira në lëvizje është edhe Librazhdi. Qytetarët shpehen se ky është një vendim që duhej duke qenë se në qytetin e tyre deri më tani nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.
Një qytetar ka thënë për Abc News se ai më shumë ka frikë nga uria se nga virusi. Kam nevojë të punoj thekson ai jo të rri brenda pasi nuk kam asnjë të ardhur dhe më duhet të blej ilace e të paguar faturat e energjisë.
“Është bërë shumë mirë pasi ngelëm të bllokuar. Ai thotë se rrini në shtëpi por çfarë të hamë ne, kemp smarr, pension jo, ilaçet duhen blerë, dritat nuk i pagova ai thotë se të fus në burg. Ilaçet janë të gjitha për tu paguar të gjithë po rrimë brenda ku do hame ne. Asistencë thotë se nuk do të takon. Unë them të hapen të gjithë se njerëzit po vdesin më shumë nga uria se nga virusi”, është shprehur qytetari.
Një tjetër thekson se nuk hiqet virusi duke mbajtë maska dhe se Librazhdi ka një natyrë e ajër të pastër nuk ndihet i rrezikuar.
Lehtësimi i masave kufizuese duket se nuk i ka kënaqur qytetarët e Librazhdit, një nga banorët ankohet se ka kushte të vështira ekonomike dhe se nga kryebashkiaku i tij nuk ka marrë asnjë [ërgjigje, vetëm faktit që i ka thënë rri në shtëpi.
“Duhet të ketë më shumë liridalje pasi dhe ne moshës së tretë na bën birë e ecura. Ne jemi zonë e pastër. Kryetari i bashkisë sonë nuk ja vlen as për kryeplak, është vetëm për interesat dhe farefisin e tij, nuk ja vlen fare. Kam një vit e gjys që i ankohem dhe nuk më ka dhënë asnjë zgjidhje, rri në shtëpi më thotë. Në atë shpi që rri unë rrezikoj të marr më shumë sëmundje”, shprehet një një qytetarët e Librazhdit./abcnews.al

