“Sikur të luaja me këtë sulmues”, De Bruyne dëshiron kalimin në Itali?

schedule14:18 - 26 Prill, 2020

schedule 14:18 - 26 Prill, 2020

Çdo futbollist ëndërron të luajë në skuadrat më të forta dhe përkrah futbollistëve më të mirë në botë. Kevin De Bruyne është një i tillë dhe Manchester City është me fat që e ka. Fantazisti belg ka folur rreth dëshirave të tij në një prononcim për Sky Sports. 28-vjeçari e admiron Cristiano Ronaldon dhe të dy do të formonin një dyshe spektakolare.

Fjalët e belgut janë të qarta dhe Juventusi mund të fillojë të mendojë për t’ia realizuar fiksimin, edhe pse do të jetë shumë e vështirë që klubi anglez dhe Pep Guardiola të heqin dorë nga ai. “Do të më kishte pëlqyer të luaja me sulmues si Henry ose me dikë si Cristiano Ronaldo.

Futbollistë të shpejtë, të cilët i shkojnë aksionit deri në fund. Sulmuesit janë të rëndësishëm për rolin tim. Mund të krosoj një top në tre metra lartësi dhe Ronaldo mund ta kthente në gol. Një lojtar si ai do përmirësonte numrat e mi të asisteve”, deklaron De Bruyne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!