19 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të dielë në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 1386 numrin e personav etë infektuar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët fundit janë bërë 335 teste dhe 19 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, të shpërndara sipas qyteteve: Shkup-3, Kumanovë-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1 .
Ndërkohë deri më tani janë shëruar 500 persona mes të cilëve 126 vetëm në orët e fundit.
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani betejën me koronavirusin e kanë humbur 59 persona.