Rocco Commisso, presidenti i Fiorentina, nuk do ta pengojë sulmuesin Federico Chiesa të largohet, qoftë edhe te Juventusi, por tregohet i qartë: italiani transferohet vetëm për çmimin e duhur. Këtë ai e ka thënë në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” dhe nuk mungon edhe një batutë.
“Chiesa duhet të marrë një vendim dhe nëse do të largohet, unë nuk do të bëhem pengesë për sa kohë do të ofrohet çmimi i duhur. Çmimi? Sa e ka klauzolën e lirimit Lautaro Martinez? 11l milion euro? Unë mund të zbres 1 milion për Chiesa. Po bëj shaka…
Chiesa e di çfarë është Fiorentina, kush është Rocco dhe çfarë do të gjeje këtu në të ardhmen. nëse shkon diku tjetër, unë nuk e di. Nuk ka asnjë veto që ai të mos kalojë te Juventusi, nëse ai do të shkojë aty. Kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Federico dhe babanë e tij”, ka thënë mes të tjerash Commisso në intervistë. /abcnews.al