Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 14 raste të reja, duke pësuar një tendencë ulje nga dita e djeshme.
Në total deri më tani numri i të prekurve në vendin tonë është 726, ndërsa kanë humbur betejën me këtë sëmundje 28 persona, një prej tyre mëngjesin e sotëm.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19, ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
LEXO EDHE: Ndërron jetë tek “Shefqet Ndroqi” 60-vjeçari me Covid-19, shkon në 28 numri i viktimave
Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuar, ndërkohë betejën me këtë virus e kanë humbur 410 persona.
Ndërkohë një ditë më parë ISHP ka njoftuar dhe numrin më të lartë të rasteve të reja që nga zbulimi i rastit të parë që ishte 34.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Harta e të prekurve nga COVID-19
| Bashkia | Të prekur | Të shëruar |
| Tiranë | 293 | 183 |
| Shkodër | 104 | 55 |
| Krujë | 92 | 7 |
| Durrës | 42 | 36 |
| Fier | 37 | 27 |
| Kurbin | 31 | |
| Korçë | 19 | 18 |
| Elbasan | 18 | 15 |
| Kukës | 18 | 10 |
| Lezhë | 14 | 14 |
| Has | 14 | 12 |
| Kavajë | 9 | 8 |
| Lushnje | 7 | 4 |
| Vlorë | 5 | 4 |
| Pukë | 5 | 4 |
| Mirditë | 5 | 3 |
| Rrogozhinë | 4 | 4 |
| Tropojë | 4 | 4 |
| Berat | 3 | 2 |
| Mallakastër | 1 | |
| Mat | 1 |

