Bie teoria, OBSH: Nuk ka prova që infeksioni të jep imunitet

schedule02:04 - 26 Prill, 2020

schedule 02:04 - 26 Prill, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë  paralajmëron që njerëzit që kanë pasur Covid-19 nuk janë domosdoshmërisht imunë nga marrja e virusit përsëri.

Sipas OBSH-së, në këtë pikë të pandemisë nuk ka prova të mjaftueshme mbi efikasitetin e imunitetit të antitrupave për të garantuar efikasitetin e një “pasaporte imuniteti” apo një “certifikatë çlirimi nga rreziku”.

Në këtë mënyrë bie dhe teoria, në të cilën shkencëtarë të ndryshëm besonin se nëse koronavirusi prekte shumicën e popullatës në botë, atëherë do të krijohej një lloj rezistence ndaj këtij virusi të rrezikshëm.