Shkurtimi i pagave në Premier League, një tjetër klub solidarizohet

schedule19:36 - 25 Prill, 2020

schedule 19:36 - 25 Prill, 2020

Në këtë situatë të paprecedentë, të krijuar nga pandemia Koronavirus, klubet e futbollit kanë pësuar humbje drastike, nga mungesa e shitjes së biletave dhe nga faktorë të tjerë.

Si pasojë, drejtuesit iu kanë kërkuar futbollistëve të ulin pagat e tyre, që të ndihmojnë sado pak financat e klubeve. Disa lojtarë kanë pranuar të ndihmojnë klubet e tyre dhe klubi i fundit që ka njoftuar për shkurtimin e pagave, është Aston Villa.

Futbollistët e klubit anglez kanë rënë dakord që të ulin pagat e tyre me 25%, edhe pse janë ndër futbollistët më pak të paguar në kampionatin anglez të futbollit. Kapiteni Jack Grealish ka qenë i pari që ka pranuar, ndërsa më pas të gjithë futbollistët e tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!