COVID-19/ Tregtari kthen bonusin e ndihmës nga qeveria: Nuk më takojnë

schedule13:22 - 25 Prill, 2020

schedule 13:22 - 25 Prill, 2020

Edhe pse në kohë të vështira për biznesin, gjesti i një pronari të një dyqani pajisjesh ndërtimi në Paliano Frosinone, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Ai deklaroi se mori bonusin prej 600 eurosh të parashikuar me dekretin “Cura Italia”, por ai dëshiron ta rikthejë  pasi dyqani i tij ishte i i hapur gjatë periudhës emergjente të koronavirusit.

Pronari tregoi se e mori bonusin pa dijeninë e tij, pasi ishte ekonomisti ai që nisi automatikisht kërkesën, së bashku me atë të kompanive të tjera, ku punon. Tani tregtari është duke kërkuar mënyrën për t’i kthyer ato, në mënyrën që të shkojnë në vendin e duhur.

Ai u shpreh se: “Dua t’i kthej këto para sepse nuk mendoj se është e drejtë. Kam punuar përkundër krizës dhe mbylljes pothuajse totale. Sigurisht që kam pasur një rënie në xhiro, por s’ka problem, ndodh. Unë nuk i kisha kërkuar asgjë llogaritarit tim, dhe nuk i dua. Në fakt dua t’i kthej në shtet dhe nuk di si ta bëj” ,shkruan TgCom24.

Italia po kalon një nga periudhat më të vështira të historisë së saj moderne, për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka shkaktuar mijëra viktima, dhe ka paralizuar ekonominë./abcnews.al