Pas mesfushorit Arthur, duket se edhe Giroud do t’i thotë “jo” Interit. Chelsea ka vendosur t’i rinovojë kontratën me 1 vit sulmuesit francez dhe kampioni i botës, ka pranuar.
Kështu raportojnë mediat britanike dhe për këtë fakt, Giroud duket shumë i lumtur. Francezi e ka pranuar prej vitesh se nuk dëshiron të largohet nga Londra dhe dëshira e tij, do të mbetet të paktën dhe për një vit tjetër.
Interi është në kërkim të një sulmuesi, pasi i druhet një largimi të mundshëm të Lautaro Martinezit. Gjithsesi, zikaltërit duhet të shohin për alternativa të tjera, pasi Giroud duket se do të mbetet në “Stamford Bridge”./abcnews.al
Chelsea ready to activate one-year extension in contract of striker Olivier Giroud @MirrorDarren https://t.co/kti96tpZFL pic.twitter.com/w3kr4KL5Lk
— Mirror Football (@MirrorFootball) April 24, 2020

