FIFA ka vendosur të japë ndihmën e saj në këtë periudhë të vështirë. “Plani Marshall” ka të bëjë me shpërndarjen e 150 milion eurove për 211 Federatat e qeverisë botërore të futbollit. Ky është hapi i parë dhe Gianni Infantino sqaron gjithçka në deklaratën e tij.
“Pandemia ka prodhuar një sfidë të paparë për gjithë komunitetin e futbollit dhe është detyrë e FIFA-s të mbështesë ata që kanë nevojë. Do të fillojmë duke ofruar ndihmë të menjëhershme për Federatat tona, shumë prej të cilave po përballen me vështirësi serioze”, deklaron kreu i FIFA-s.
Në ditët në vijim nis ndihma e parë e FIFA-s dhe FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit) do të përfitojë 500 mijë dollarë, aq sa është shuma që do shkojë për çdo Federatë. /abcnews.al