Rama këmbëngul në bërjen e pak testeve: Po ndjekim kontaktet

schedule15:16 - 24 Prill, 2020

schedule 15:16 - 24 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për qytetarët bërë të ditur se masat për parandalimin  e koronavirusit nuk duhet të neglizhohen. Rama bërë të ditur edhe zonat të cilat do të kenë lehtësira në lëvizjen e individëve.

Më tej Rama tha se nuk bëhen teste të pakontrolluara. Gjermania sipas tij ndjek kontaktet, ashtu si funksionon edhe në Shqipëri. Sot nuk është çështja për të bërë më shumë teste, por të zbulohen zonat e kontaktit.

“Ku ka kryeministër në botë që të dojë ti shtojë vetes dhe punë shalle kaq të mëdha sa halli i kësaj situatë dhe të qenit shënjestër për akuza dhe sharje. Më thoni çfarë të doni, i gëlltis të gjitha. Por, ju çfarë mendoni se kjo është dëshirë. Nëse ne do të hapnim kufirin sot do të përballeshim me vështirësi. Nëse nuk do të bënim karantinimin në hotel me pikatore ne do të kishim probleme. Ju lutem ndërgjegjësohuni dhe mblidhni mendjen s kjo ka ardhur këtu për të na i shtuar halle. Ne do të gjejmë balancën. Njeriu jeton edhe pa bukë, por nëse vdes nuk ringjallet më. Ju lutem shumë duhet të kuptoni se çdo hapje kërkon balance të fortë. Rol të rëndësishëm ka edhe individi”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve për të liruar lëvizjen, Rama tha se kjo kërkon një angazhim shumë më të madh.

“Kancelarja gjermane na vuri në dispozicion grup ekspertësh gjermanë dhe dua të sqaroj që të mos përdoren shembuj që nuk janë të domosdoshëm. Me ekspertët gjermanë kemi konfirmuar saktësinë e strategjisë tonë. Tani jeni bërë të gjithë eksperte testesh. Duhet të dëgjoni ekspertët për këtë situatë.

Do të bëjmë lëvizje të përshkallëzuar duke filluar nga java tjetër. Nuk do të hapet transporti nga  një qytet në tjetrin edhe për disa ditë dhe javë, por do të lejohet një lëvizje e relaksuar që kanë rrezik të ulët. Gjirokastra do të jetë një zonë që do  ketë  më shumë lehtësisa, Dibra, Bashkia e Divjakës, Sarandës, Konispoli, Himarës do të kenë më shumë liri lëvizje të ndërmjetme. Pogradec, Përrenjas dhe Librazhd gjithashtu do të kenë lehtësira në lëvizje, pasi janë zona me rrezik të ulët. Hapja sjell rrezikshmëri më të lartë për infektimin dhe rrezik. Por, ne nuk mund të rrimë mbyllur deri sa të dali vaksina”, deklaroi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!