Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama zbulon qarqet dhe bashkitë: Ku do të lëvizet më lirshëm

schedule15:09 - 24 Prill, 2020

schedule 15:09 - 24 Prill, 2020

Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga java e ardhshme do të ketë një lehtësi lëvizjeje në disa zona të vendit, në mënyrë që qytetarët të lëvizin disi më lirshëm krahasura me të tjerat ku ka raste të shumta.

Rama tha se do të ketë lehtësira në të gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe Dibrës.

Po ashtu do të lëvizët më lirshëm në zonën e Himarës, Konispolit, Pogradecit, Përrenjasit, Librazhdit dhe Divjakës.

Kryeministri theksoi se do të bëhet një rregullore për ata që do të lëvizin.

“Në këto zona do të mundësohet që lëvizja fshat qytet të jetë më e relaksuar. Po ashtu që qytetarët të lëvizin disi më lirdhëm”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se duke filluar nga sot në orën 17:30 do të mbyllet vendi deri të hënën në mëngjes.

“Edhe këtë fundjavë të gjithë do të jenë në shtëpi, përveç atyre që janë të lejuar të punojnë në ato lloj punësh që janë miratuar me leje të posaçme”, tha ai.

Rama tha se jemi në situatë pozitive por që është shumë kollaj e përmbysshme.

“Për nesër të shtunë e të dielë do jetë e njëjta gjë të gjithë në shtëpi pa përjashtim përveç atyre që janë në ato punë të lejuara të shtunë e të dielë, se jemi në situatë shumë pozitive por është e përmbysshme sa hap e mbyll sytë nëse ne lëshohemi. E patë që doli me Covid njëri prej atyre që erdhi nga Greqia? Që më ra goja? Fatmirësisht është në karantinë, po të kishte vajtur në shtëpi në Përmet? Sot dhe Përmetin do e kishim vatër infeksioni”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!