Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vepruan vonë ndaj pendemisë, në Angli sakrifikuan njerëzit për ekonominë”

schedule13:55 - 24 Prill, 2020

schedule 13:55 - 24 Prill, 2020

Shumë shtete vepruan shpejt dhe morën masa të forta mbrojtëse kundër koronavirusit. Të tjera vende nuk e morën seriozisht, neglizhuan dhe humbën kohë. Një ndër to është edhe Anglia, aty ku numri i personave që kanë humbur jetën nga pandemia po kap shifrën 19.000.

Oleksandr Zinchenko është pjesë e Manchester City prej verës së vitit 2017. 23-vjeçari ukrainas ka lëshuar akuza të forta në një prononcim për kanalin You Tube të Federatës së vendit të tij. “Në Angli zgjodhën të mos e vendosin karantinën në fillim. Donin të sakrifikonin jetët e njerëzve për hir të ekonomisë.

Në fund u përballën me realitetin, panë çfarë po ndodhte nëpër botë dhe vendosën karantinën si detyrim. Fatkeqësisht me vonesë, sipas mendimit tim. Ky është shkaku pse në Angli shifrat e koronavirusit janë shumë të larta”, deklaron anësori i majtë i “Cityzens”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!