Zbardhen të tjera të dhënë për 67-vjeçarin, Perikli (Petrika) Treska që u vra në Korçës. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për abcnews.al se viktima ka qenë punonjës në postë.
67-vjeçari njihej si person i rregullt dhe familjar, ndërsa bashkëshortja e tij punon në arsim.
Vrasja e 67-vjeçarit, i cili u gjet pranë banesës i goditur me thikë, është ende enigmë. Jashtë kamerës, të afërmit janë shprehur për Abc News se çifti nuk kishte shfaqur probleme me njëri-tjetrin, ndërsa kanë një femijë.
67-vjeçari u gjet i masakruar nga bashkëshortja mbrëmjen e sotme pranë banesës së tij, në afërsi të pedonales së qytetit. Nuk dihet se përse Treska ishte jashtë banesës në një orar që përkon më atë të karantinimit.
Lexo edhe: Vritet me thikë 67-vjeçari në Korçë, u gjet nga bashkëshortja në derën e banesës