Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar presidentin Hashim Thaçi në spital. Veseli ka pohuar se gjendja shëndetësore e presidentit është e mirë.
“Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Lexo edhe: Operohet Hashim Thaçi, si është gjendja e tij shëndetësore
Presidenti Thaçi sot pasdite i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në veshka në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. /abcnews.al

