Etrit Berisha nuk ka rivalë sivjet në Serie A, për sa i takon numrin e pritjeve. Portieri i SPAL, nisur edhe nga ekipi ku bën pjesë, ka pasur goxha punë në ndalimin e topave drejt portës së tij.
“Gardiani” i kombëtares është paraqitur shumë mirë dhe lë prapa shumë portierë cilësorë që luajnë në Serie A, mes tyre edhe Thoms Strakoshën.
Me 107 pritje në 26 ndeshje, ai ka ndalu më shumë topa se çdo portier në Serie A, kurse në Europë ai është i treti në renditjen e atyre që kanë ndalur kundërshtarët të shënojnë në portën e tyre.
Më mirë se Berisha kanë bërë vetëm Martin Dubravka dhe Aitor Fernandez, që luajnë në Premier League dhe La Liga. Pas Berishës, i katërti, është një emër i njohur si Bernd Leno, i cili mbron portën e Arsenal. Pesëshen e mbyll një tjetër portier që luan në Premier League, Aaron Ramsdale. /abcnews.al