Emmanuel Adebayor është kritikuar në Togo për faktin se ai nuk po ndihmon popullin e tij me donacione. Sulmuesi, i cili është transferuar së fundmi në Paraguai, ka mbajtur një qëndrim për vendimin e marrë për të mos dhënë para në këtë moment pandemie.
LEXO EDHE: “Të telefonoj unë po isha gjallë!”, dy historitë e pabesueshme të Adebayor
“Për ata që thonë se unë nuk jap donacione, është e vërtetë, nuk e bëj. Bëj atë që dua, ha çfarë dua dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të ketë njerëz që do të më kritikojnë pse nuk kam krijuar një fondacion në Lome.
Duket sikurse kam qenë unë ai që e kam dërguar atje virusin. Është një situatë shumë fatkeqe, por ashtu janë vende të tilla. Unë nuk jam Didier Drogba apo Samuel Eto’o, unë jam Emmanuel Sheyi Adebayoir dhe gjithmonë do të bëj atë që dua”, është shprehur sulmuesi përmes një videoje. /abcnews.al