Mjeku infeksionit në spitalin Covid pranë Qendrës Universitare Spitalore në Shkup, Dr. Fadil Cana ka folur ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit” për situatën e koronavirusit.
Cana është mjeku i cili identifikoi pacientin zero në Maqedoninë e Veriut.
“Diku nga 26 shkurti pacienti “zero” u konfirmua në klinikën infektive. Faktikisht pacienti “zero” u doli i kuruar”, tha Cana.
Më tej ai u shpreh se ky infeksion duhet targetuar në mënyrë të drejtë për të bërë edhe trajtimin e duhur.
Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi, mjeku theksoi se pacienti zero ishte rast i importuar nga Italia, kryesisht në rajonin e Lombardisë. Ndërkohë vajza e shoqëronte nënën gjatë gjithë kohës, e cila mbante maskë të thjeshtë kirurgjikale duke insistuar të qëndronte deri në fund të terapisë pranë nënës.
“Dy testet ndaj së bijës rezultuan negativ. Ishte rasti i parë, pasi ajo ishte infermiere e cila punonte në një spital tjetër. Ka qëndruar 2 javë me nënën e saj në spital, por nuk u infektua, ky ishte një rast i veçantë”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai theksoi se tocilizumab është përdorur, por ende nuk mund të arrihet në një konkluzion se ky preparat mund të jetë shumë efikas ndaj COVID-19.
“Ende nuk ka ndonjë ilaç specifik për Covid-19, ideja se tek disa pacientë një preparat mund të veprojë, por ka edhe raste ku i njëjti medikament nuk krijon asnjë lloj efekti. Sistemi imunia i pacienti nuk dihet se si do të reagojë në përzgjedhjen e preparateve. Të gjithë autoritet shëndetësore janë në konstatim se ky infeksion do të na shoqërojë.
Nga sot fillon muaji i Ramazanit, a është i rekomandueshëm?
Mjeku: Mbajtja e Ramazanit nuk përkon me vetë infeksionin, ajo që do të duhej të bëhej, është ti përmbaheshin rreptësisht rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.