“Padyshim që ka një spiun tek Arsenali, Ozil të zbulojë kush është!”

schedule20:20 - 22 Prill, 2020

schedule 20:20 - 22 Prill, 2020

Ish-sulmuesi i njohur Darren Bent, tashmë analist në Sky Sport, ka folur hapur sa i takon çështjes Mesut Ozil. I drejtpërdrejtë dhe me akuzë, Bent tha:

“Është padyshim një spiun në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk është pozitive. Kur jeni në një ambient sportiv me djemtë në dhomën e zhveshjes, ju jeni si një familje e vogël, por ndonjëherë njerëzit e kalojnë cakun.

Unë do të përpiqesha të zbuloja se kush ishte ai që zbuloi ngjarjen, sepse nëse tre prej nesh refuzuan një uljen e pagës dhe zbulohet vetëm emri im, atëherë ka diçka për tu shqetësuar.

Unë gjithashtu mendoj se është mjaft e pështirë fakti që Ozil po  kritikohet. Ai nuk ka dalë dhe ka thënë. Ai thjesht dëshiron pak kohë dhe dëshiron të dijë se ku do të shkojnë paratë e tij”, tha Bent./abcnews.al