Kryeministti Edi Rama në një video-mesazh u ka bërë thirrje qytetarëve se deri në daljen e vaksinës duhet të jemi vigjilentë. Rama ka theksuar se janë në fazën e dytë të planit për të luftuar Covid-19. Kreu i qeverisë tha se pavarësisht strategjisë që do ndiqet në këtë fazë të dytë, duke bërë hapje të kujdesshme, realiteti nuk do jetë më si më parë deri në daljen e vaksinës.
“Faza dy me këtë armik nuk është se ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera, por qasja jonë në këtë fazë do jetë pak më e ndryshme. Ndajeni mendjen top se deri kur të dalë vaksina ne duhet të jemi në çdo moment të vëmendshëm që të mos goditemi prej tij. Duhet ta mbledhim mendjen top se deri në daljen e vaksinës normaliteti ynë nuk do jetë si më parë. Për të ruajtur veten, ne nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njëri tjetrit pa u zhdukur ky armik, por as nuk mund të rrimë mbyllur.
I bëhet tamam si ajo shprehja luan macja me miun. Ne do të përdorim një taktikë. Do të hapim me kujdes, por jo në një kohë. Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë, hyjnë në grupin e vendeve më të suksesshme aktualisht, numri i të vdekurve dhe numri i të sëmurëve në raport me atë të infektuarve sepse masat shtrënguese kanë funksionuar më së miri”, tha Rama. /abcnews.al