Neymar kërkon largimin, Tuchel tenton ta bindë me deklaratën e fundit

schedule18:56 - 22 Prill, 2020

schedule 18:56 - 22 Prill, 2020

Ylli i PSG-së, Neymar Junior, e ka thënë shpeshherë publikisht se ka gabuar kur u largua nga Barcelona dhe kërkon rikthimin. Trajneri i kampionëve të Francës, Thomas Tuchel, kërkon ta mbajë me çdo kusht në Paris brazilianin, madje i ka thurur edhe elozhet e radhës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri gjerman tha: “Ney është gjithmonë çelësi, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm. Më duhet të them se unë mbështetem shumë tek ai, është shumë i rëndësishëm dhe vendimtar në ndeshje të mëdha.

Ai punon shumë, gjithmonë ka punuar shumë. Është shumë i zgjuar, e kontrollon mirë lojën dhe nuk është aspak egoist”, u shpreh Tuchel. Flitej në fillim të sezonit se Tuchel dhe Neymar nuk kishin raporte të mira me njëri-tjetrin, por me kalimin e javëve, gjërat u sheshuan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!