Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu e ka quajur gjestin e BE për të dhuruar teste koronavirusi për Shqipërinë një shuplakë për autoritetet, se duhet rritur numri i testimeve të rasteve të dyshuara si të infektuar.
Shehu thotë se BE dhuroi 20 mijë kite kontrolli, ndërkohë që vendi ynë ka kryer deri tani vetëm 6 mijë testime, duke dhënë një mesazh për thirrje për testimev masive.
“BE me 20000 kitet e kontrollit, nje “shuplake” Shqiperise per cfare nuk po ben e cfare duhet te beje! BE dje i dhuroi vendit tone 20000 kite kontrolli, kur ne kemi realizuar ne popullesi vetem reth 6000 testime!!!
Nqs llogarisim se per nje grup te njekoheshem analizash, psh prej 50-100 tampona duhet nje kit kontrolli, del qe 20000 te tillat te jene llogatitur per 1-2 milion testime.
Ky eshte projeksioni i BE per nivelin e testimeve ne Shqiperi, shume larg kjo nga sa eshte realizuar apo dhe sa do te realizohen nqs vazhdohet me ritmet e “breshkes”, centralizimin e hermetizimin, qe demton edhe sigurine e besushmerine e procedurave, si dhe rrezikon procesin e “hapjes”.
Keto si dhe testimet imunologjike duhet e mund t’i ofrohen te gjithe popullesise; te deklarosh se kjo eshte e lejuar vetem per disa profesione eshte nje menyre paradoksale te vepruari, ndesh me te Drejtave Themeltare te Njeriut.
Mesazhi e thirja e BE me ate donacion qe realizoi, eshte nje “shkundje” e forte ndaj nesh per testim te gjere me decentralizim e mobilizim te te gjitha kapaciteteve, (ne Gjermani do realizojne tashme 4 Milion teste virusologjike ne jave duke mobilizuar edhe laboratoret veterinare)!
Edhe per kete mesazh thelbesor: test, test, test, ne duhet te falenderojme thellesisht Brukselin!”, shkruan Shehu./abcnews.al