Mauro Icardi e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të kthehet në Itali. Jo vetëm kaq, por ai edhe e ka zgjedhur ekipin e tij të ri. Sport Mediaset raporton se argjentinasi dëshiron të bashkohet me Juventusin, që e kërkoi edhe vjet në verë me ngulm, por Interi e huazoi te PSG.
Icardi nuk do të qëndrojë në Francë, pasi nuk e do diçka të tillë. Juventusi nga ana tjetër interesohet për sulmuesin, i cili e njeh mirë kampionatin dhe garanton një numër të madh golash. Gjithsesi bardhezinjtë duhet të bëjnë ofertën e duhur për Interin.
Juventusi po mendon të përfshijë edhe një lojtar në marrëveshje dhe ai është një element që do t’i bënte shumë punë trajnerit Antonio Conte. Juan Cuadrado, kolumbiani i kthyer në një mbrojtës të djathtë, do të ishte lojtari ideal për zikaltrit, që do të merrnin në këmbim të Icardit një lojtar të vlefshëm dhe disa miliona euro. /abcnews.al