Anis Thodhoriani në një intervistë për “ABC News” ka folur për ndikimin që ka shkaktuar koronavirusi në klinikën stomatologjike. Në një kohë kur është vënë re një fluks pacientësh në klinikën stomatologjike në QSUT ai u shpreh se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm edhe pse sqaroi se klinikat në Shqipëri kanë kushtet për trajtimin e pacientëve.
Gjatë intervistës në “ABC News” ai tha masa e distancimit social, dezinfektimi i pacientëve, janë shumë të rëndësishme dhe se nuk duhet të neglizhohen.
Sa i takon situatës në rrethe ai u shpreh se ka një numër pacientësh që vijnë në Tiranë për të marrë trajtime.
“Klinika stomatologjike kanë kushte të mjaftueshme për të përballuar parandalimin e COVID-19. Padiskutim që risku është i lartë dhe për këtë arsye do të jenë të fundit që do të hapen”, u shpreh ai.
A pritet që të ketë rritje të çmime për rritje ndaj pacientëve në momentin hapjes?
Thodhoriani: Klinika private në Shqipëri ka kushte optimale për shërbimin ndaj qytetarëve. Rastet që ne kemi trajtuar kanë qenë rastet të moshuarve. Në këtë kohë karantine ai u shpreh se duhet një kujdes i përditshëm për dhëmbët dhe duhet mbajtur një dietë e shëndetshme.