Basha në “ABC News”: Qeveria të heqë dorë nga shpenzimet e luksit dhe të shtojë testimet

schedule08:16 - 22 Prill, 2020

schedule 08:16 - 22 Prill, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” ka folur për menaxhimin e situatës së COVID-19 në vend. Basha u shpreh se ka shumë fjalë, por nuk shihen veprime konkrete pasi sipas tij sipërmarrja shqiptare dhe shumë familje shqiptarë janë në ditën e tyre më të zezë.

“Ka vende në rajon që kanë ecur shumë mirë duke u përqendruar të testimet dhe duke u fokusuar te pasojat ekonomike. Opozita që në fillim ka dhënë alarmin. Ekonomia duhet të mbështetet që do të thotë që ti kthehen subvencionet e pagave. Biznesi, ekonomia është dëmtuar për shkak të masave të marra nga qeveria.

Kemi insistuar që burimet e buxhetit të shtetit të mbështesin biznesin. Rënia  konsumit do të na sjellë një dëm shumë të madh. Qeveria duhet të braktisë çdo shpenzim të panevojshëm, të heqë dorë nga shpenzimet e luksit”,. tha Basha./abcnews.al

Lexo edhe: A po instalohet diktatura në vend? Basha: Zgjatja e gjendjes së emergjencës tregon dështim

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!