Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Numri i të shëruarve kalon atë të sëmurëve, vetëm 7 të prekur gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

schedule23:38 - 21 Prill, 2020

schedule 23:38 - 21 Prill, 2020

Për herë të parë që nga nisja e Pandemisë së Covid-19 numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë i vogël është edhe numri i të prekurve. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 7 raste të reja. 3 në Tetovë, 2 në Kumanovë dhe 2 në Koçan, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1231, në 20 qytete.

Ndërsa një 70 vjeçar nga Labunishta ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë nga Koronavirusi.

Mirëpo, ministri Filipçe rezultatet që ditëve të fundit tregojnë trend ulje, i shpjegon me numrin e zvogëluar të testeve të bëra gjatë festave dhe shton se piku i të infektuarve ende nuk ka kaluar. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 207 testime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!