Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mund të testohen 750 persona në orë: Irani fillon trajnimin e qenve për të zbuluar koronavirusin

schedule21:47 - 21 Prill, 2020

schedule 21:47 - 21 Prill, 2020

Teksa testimi është çështja më e diskutuar për momentin, në Iran po punohet për një tjetër metodë gjurmimi të Covid-19. Një qendër trajnimi të qenve në Iran ka filluar një projekt për të trajnuar raca të ndryshme qensh për zbulimin e koronavirusit.

Sipas Hamidreza Shiri, zëdhënësi i projektit, trajnimi po mbështetet nga Ushtria iraniane. “Meqenëse qentë mund të zbulojnë aromat 20,000 herë më mirë se njerëzit, ata tashmë janë trajnuar për të zbuluar disa sëmundje”, tha ai të martën.

Më tej ai ka shtuar se kanë kaluar dy javë që nga fillimi i projektit. “Në fazën e parë të hulumtimit, ne vërtetuam se qentë nuk infektohen nga koronavirusi; tani kanë kaluar dy javë që qentë janë duke punuar drejtpërdrejt me virusin, por testet e shumta në faza të ndryshme tregojnë se asnjëri prej tyre dhe as trajnerët nuk kanë kontraktuar virusin”

“Meqenëse nuk e dinim se cila racë ka një aftësi më të mirë zbulimi, ne përdorëm raca të ndryshme duke përfshirë Labrador, Golden Retriever, German Shepherd dhe Border Collie,” tha ai.

Zëdhënësi shpresonte që ekipi të mund të njoftonte suksesin e projektit në 10 ditët e ardhshme. Projekte të ngjashme kanë filluar edhe në vende të tjera si Britania e Madhe.

Nëse është efektiv, kjo metodë e re mund të revolucionarizojë aftësinë zbuluese të vendeve dhe të zgjidhë krizën e mos testimit. Sipas ekspertëve, qentë janë të aftë të bëjnë testimin e 750 personave në orë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!