Si të gjitha sportet e tjera, edhe ai i arteve marciale u shty. UFC është rritur shumë vitet e fundit dhe presidenti Dana White, është shndërruar në një ndër njerëzit më të pasur në botë.
Sporti i UFC ka kontratë faraonike me televizionin e madh ESPN dhe anulimi i tij, do të sillte humbje kolosale. UEFC 249 ishte planifikuar të zhvillohej me 18 prill në Brazil, por u shty.
Megjithatë, sot ka pasur një lajm të fundit, pasi sporti i arteve marciale është rikthyer. Dana White ka konfirmuar për gazetarin Brett Okamoto se UFC 249, do të zhvillohet me datë 9 maj, por ende nuk kanë përcaktuar shtetin. Sapo të përcaktohet dhe vendndodhja, do të ketë një komunikatë të plotë zyrtare nga UFC./abcnews.al
Guys, breaking news: The UFC’s next event has an official name. Per the organization, May 9th, at a location TBA, is officially … UFC 249. Tell your friends.
— Brett Okamoto (@bokamotoESPN) April 21, 2020