Lajmi më i çuditshëm i ditës, vjen nga Italia, me Mario Balotellin sërish protagonist. Sulmuesi i Brescias, në këto ditë izolimi, ka qenë shumë aktiv në Instagram, aty ku ka biseduar LIVE çdo ditë me një njeri të famshëm, përfshirë dhe Thierry Henryn.
Por sot, Balotelli njoftoi fansat e tij se do të flasë në mbrëmje me aktorin e filmave për të rritur, Roço Siffredi. Aktori 55 vjeçar kishte pranuar për të biseduar me Balotellin, po ashtu edhe SuperMario.
Por klubi i Brescias nuk mund ta lejonte kurrsesi diçka të tillë dhe ka ndërhyrë menjëherë, duke e bllokuar këtë bisedë. Gjithashtu, pritet që Mario Balotelli edhe të dënohet nga klubi i Serie A. Kur Balotelli është kryefjala e lajmit, lajmi është gjithmonë i çuditshëm dhe unik…/abcnews.al
Mario Balotelli ‘banned from hosting Instagram chat with porn star’ https://t.co/NWJiVWA57P
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) April 21, 2020