Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord shifrash në Britani, në 24 orë 778 viktima nga koronavirusi

schedule17:08 - 21 Prill, 2020

schedule 17:08 - 21 Prill, 2020

Britania e Madhe ditët e fundit ka shënuar humbje të mëdha njerëzish si pasojë e koronavirusit që ka mbërthyer prej muajsh botën.

Gjatë 24 orëve të fundit në Angli janë shënuar 778 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 17 287 të vdekur në total. Krahasuar me një ditë më parë duket se këtë të martë është rritur numri i viktimave nga koronavirusi.

Edhe numri i të infektuarve është rritur duke shkuar 127 mijë persona. Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Boris Johnson u shpreh se është mjaft i shqetësuar për një rikthim të dytë të mundshëm të virusit në Britaninë e Madhe.

Ai ka shprehur kujdesin maksimal përballë heqjes së masave të bllokimit në Britaninë e Madhe. Boris Johnson ditën e premte foli në lidhje me ‘lockdoën’ me Dominic Raab, i cili që kur kryeministri u infektua me koronavirus kryen detyrat e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!