Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi ka folur mes lotësh për shuarjen e aktorit dhe regjisorit të madh Rikard Ljarja. Ai shprehet se pengu më i madh për të është fakti se sot nuk mund t’i japë lamtumirën mikut të tij si pasojë e situatës së COVID 19.
Por kjo situatë nuk e ka ndalur atë të thurë vargje e të na mallëngjejë të gjithëve.
“Kam jetuar në Shkodër 16 vjet, e pashlyer do mbetet për mua kur në Kukës erdhi si personazh jetësor për të përjetësuar një personazh të thjeshtë atë “Dedën” e famshëm.
Ai ishte një nga rolet më të personalizuar dhe më të realizuar të Rikardit.
Dhimbja më e madhe sot është që nuk shkojmë dot ta pëercjellim, t’i hedhim një dorë dhe atij shkodrani që me zemërgjerësinë e tij pati ndihmuar të bëhet aktor edhe një djalosh shkodran Frederik Ndoci. Kanë aktruar bashkë”,- tha ai.
Vargjet e thurura për të ishin: “Ne ishim shok Rikard i shtrenjtë, sa shpejt që ike o njeri, kujtesa jonë të ka të shenjtë tyyll i ndezur me dashuri.
Do ikin vitet e do kujtohesh, simbol i gjallë në magjinë e filmit, do jesh tek ëngjëjt përkrah me shokët, po unë Rikard ku t’i coj lotët…”, recitoi mes lotësh Doçi.