Adrian Civici, Profesor në Shkencat Ekonomike në një intervistë për “ABC News” ka folur për Amnistinë Fiskale dhe vështirësitë, me të cilën përballen bizneset në Shqipëri për shkak të situatës së koronavirusit.
Civici theksoi se në Shqipëri deri më sot nuk është realizuar një amnisti me përmasa të plota, ndërsa vlerësoi faktin se ekonomive i duhet një e tillë për të çliruar kapitalet.
“Amnistitë fiskale janë një praktikë e njohur. Ato kanë të bëjnë me çlirimin e kufizimit të kapitaleve të fjetura apo të fshehura.
Dhe kur ekonomia ka nevojë për financime që dalin në pah. Ato janë një nga instrumentet që ndikojnë pozitivisht. Duhet të kemi të qartë se për çfarë lloj amnistie fiskale bëhet fjalë pasi në Shqipëri asnjë herë nuk është realizuar një e tillë me përmasa të plota.
Amnistia fiskale ka dy anë, nevojën që ka ekonomia për likuidit dhe para , pra nevoja ekonomike është nevoja e parë ndërsa nevoja e dytë është domosdoshmëria e luftës kundër informalitetit. Ku lind edhe problemi kryesor i amnistisë fiskale i quajtur “dita e nesërme”, që ka të bëjë me mospagimin e taksave apo mosrespektimin e rregullave. Amnistitë fiskale janë pjesë e një debati politik. Duke përfituar disa individë apo biznese që janë më afër qeverisë.
Amnistitë fiskale aq sa janë të përgjithshme aq duhet të jenë të detajuara. Tani dimë vetëm kohëzgjatjen 1 vjeçare dhe ndarjen, por ka akoma elementë, për ato para që mendohet se janë të fshehura. Amnistia ka nevojë edhe për një konsensus politik.
Duhet qenë se është penale ligjet e vendosura nuk mund të ndryshohen pas disa muajsh dhe për këtë duhet të kenë një siguri juridike. Për këtë arsye nuk ka pse të jetë sot për nesër, por duhet të ketë një komunikim më të gjerë me publikun apo bizneset“, tha ai.
I pyetur në lidhje me paketat ndihmëse të qeverisë, Civici tha se paketa A dhe paketa B kanë patur një problem social në vetvete.
“Kanë qenë dy paketa të orientuara për mbrojtjen konsumit me disa elemente dhe nuk ishin ndihma sekrete për biznesin. Ndihma është relativisht e vogël porsa i përket nevojave që ka biznesi. Ende një pjesë e mirë vazhdojnë të jenë në paralizë të plotë edhe pse dje ka filluar një hapje e lehtë”, u shpreh Civici.
Gjithashtu Civici tha se duke iu referuar shifrave që jep biznesi më shumë se 50 % e tyre janë të bllokuara, 30 apo 35 % e tyre punojnë në motor gjysmë të fikur. “Nëse një pjesë e bizneseve janë mundur të jetojnë rreth një muaj dhe me futjen muajit të dytë është normale që këto biznese do të dorëzohen. Dëmtimi më i madh që po i ndodh ekonomisë është
Besoj që edhe në 1 apo 2 muajt në vijim biznesi do të përballet me një problematikë shumë të rëndë. Jo vetëm turizmi i jashtëm por edhe turizmi i brendshëm do ta ketë të vështirë rimëkëmbjen”, tha ai. /abcnews.al