Qeveria shqiptare tërhiqet përkohësisht nga Konventa e të Drejtave të Njeriut, juristi shpjegon shkaqet

schedule09:51 - 21 Prill, 2020

schedule 09:51 - 21 Prill, 2020

Qeveria shqiptare vendosi që të tërhiqet përkohësisht nga Konventa e të Drejtave të Njeriut për shkak të aplikimit të kufizimeve nga situata e krijuar prej koronavirusit.

Por, për juristin Roden Hoxha nuk kemi të bëjmë me një tërheqje të plotë, por me pezullimin e përkohshëm të disa normave që bien ndesh me aktet normative të nxjerra pas krizës së koronavirusit.

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” të Enkel Demit, Hoxha tha se bëhet fjalë për nene që lidhen direkt me aktin normativ për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nuk kemi të bëjmë me një skandal. Kjo është një procedurë standarde që ndiqet nga shumë vende në rastet e shpalljes së gjendje së emergjencës.

Nuk është një tërheqje, pjesërisht thjesht janë pezulluar disa norma të cilat bien ndesh me aktet normative të nxjerra për gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk pritet një shkelje e rasteve të  Drejtave Civile. Janë të gjitha nene që lidhen direkt me aktin normativ për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Me urdhra të Ministres së Shëndetësisë të cilat limitojnë të drejtën e lëvizjes së personave. Po ashtu janë edhe nene që lidhen direkt me VKM fillestare që parashikon se shteti mund të sekuestrojë apo të përdorë përkohësisht pronën private për të mirën e përgjithshme”, u shpreh juristi.

Vende si Shqipëria e kanë bërë këtë raportim. Por, të njëjtat kufizime kanë bërë vendi si Franca, Gjermania, Italia të cilat nuk e kanë bërë këtë raportim. Pse ne e kemi bërë dhe këto vende jo?  

Hoxha: Kam parë që shumë vende perëndimore e bëjnë ndërhyrjen deri në atë pikë që është e nevojshme dhe e kuptueshme për publikun e gjerë. Besoj që nevoja për të bërë këtë lloj ndikimi te Gjykata është e panevojshme.

Ju thoni se ky është thjesht njoftim dhe nuk do të ndodhë, por nëse shtetit i duhet prona ime dhe e shtetëzon, unë kam të drejtë të ankohem në Gjykatën Evropiane të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut duke iu referuar neneve që qeveria është tërhequr.

Hoxha: Ndërhyrja e shtetit edhe në rastet e emergjencës duhet të jetë proporcionale. Në rast se gjykon se të drejtat janë shkelur përtej një mase proporcionale me të mirën publik ke të drejtën të ankohesh në Gjykatë. Është ajo që vendos nëse kjo është e drejtë apo jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!