Kruja është kthyer në një “zonë të nxehtë “ të koronvirusit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se janë konfirmuar edhe 11 raste të reja. Mësohet se të infektuarit e rinj janë 3 burra dhe 8 gra.
Një pjesë e tyre janë punonjës në fasoneri. Ndërkohë, abcnews.al raportoi më herët mbrëmjen e sotme edhe 6 raste të tjera.
Kështu numri në total i të prekurve në Krujë shkon në 40, duke u kthyer kështu një vatër e rrezikshme. /abcnews.al